Kush jemi?
FUSHA SPORTI SHPK është kompani e cila operon në sektorin e ndërtimit të terreneve sportive dhe këndeve të lojrave. E regjistruar me NIPT M41727019A, si pjesë e grupit Anuar Construction Shpk.
Duke parë nevojën e tregut, filluam të veprojmë kryesisht në tregun Shqiptar por edhe më gjerë, duke sjellë konceptin evropian dhe duke u bërë lider në këtë sektor.
Eksportet tona për tregun Evropian, zënë një pjesë të konsiderueshme të projekteve të realizuara nga ne.
Çfarë ofrojmë?
Ne ideojmë, projektojmë, zbatojmë, ndërtojmë dhe mirëmbajmë komplekse sportive dhe kënde lojrash, duke përfshirë:
- Përgatitjen e terrenit
- Shtrimin e tapetit/barit artificial (Të certifikuar nga FIFA)
- Montimin e këndeve të lojrave
- Konstruksionet metalike
- Tendën/Mbulesën me material PVC
- Rrethimin dhe mbulimin me rrjetë
- Sistemin e ndriçimit (Studim me software sipas standarteve të FIFA-s)
- Pajisje dhe mjete profesionale për mirëmbajtjen e terreneve sportive
- Artikuj të ndryshëm sporti dhe shumë aksesorë të tjerë.
Përse ne?
Bashkëpunimi me kompanitë më serioze: në Itali, Hollandë, Belgjikë, Turqi dhe Greqi; certifikimet nga FIFA, cilësia e materialeve, përvoja shumëvjeçare dhe profesionalizmi në ndërtimin e terreneve sportive dhe këndeve të lojrave, e ka bërë kompaninë tonë lider në këtë sektor.
Te ne do të gjeni:
- Standarte ndërkombëtare
- Çmime tepër konkuruese
- Inovacionet më të reja
- Produkte të certifikuara (FIFA, FIBA, ITF, IAAF)
- Asistencë teknike profesionale
- Garanci shumëvjeçare
- Profesionalizëm
- Korrektësi