Kush jemi?

FUSHA SPORTI është kompani e cila operon në sektorin e ndërtimit të terreneve sportive, të çdo lloji. E regjistruar me NIPT M41727019A, si pjesë e grupit Anuar Construction Shpk.

Duke parë kërkesën e lartë dhe mungesën e kompanive të mirëfillta, filluam të veprojmë kryesisht në tregun Shqiptar por edhe më gjerë, duke sjellë konceptin evropian dhe duke u bërë lider në këtë sektor.

Eksportet tona për tregun Evropian, gjatë një viti kalendarik, zënë një pjesë të konsiderueshme të sasisë totale të shitjeve apo projekteve të realizuara nga ne.

Çfarë ofrojmë?

Ne ideojmë, projektojmë, zbatojmë, ndërtojmë dhe mirëmbajmë komplekse dhe terrene sportive, duke përfshirë:

  • Përgatitjen e terrenit
  • Shtrimin e tapetit/barit artificial (Të certifikuar nga FIFA)
  • Konstruksionet metalike
  • Tendën/Mbulesën me material PVC
  • Rrethimin dhe mbulimin me rrjetë
  • Sistemin e ndriçimit (Studim me software sipas kërkesave të FIFA-s)
  • Pajisje dhe mjete për mirëmbajtjen e fushave dhe terreneve sportive
  • Artikuj të ndryshëm sporti dhe shumë aksesorë të tjerë.
Përse ne?

Bashkëpunimi me kompanitë më serioze: në Itali, Hollandë, Belgjikë dhe Turqi; certifikimet nga FIFA, cilësia e materialeve, përvoja dhe profesionalizmi në ndërtimin e terreneve, e ka bërë kompaninë tonë lider në këtë sektor.

Te ne do të gjeni:

  • Standarte ndërkombëtare
  • Çmime tepër konkuruese
  • Inovacionet më të fundit
  • Produkte të certifikuara (FIFA, FIBA, ITF, IAAF)
  • Asistencë teknike profesionale
  • Garanci shumëvjeçare
  • Profesionalizëm
  • Korrektësi
Na gjeni edhe në Instagram dhe Facebook